E KRYER/ Zyrtarizimi çështje orësh, fondi amerikan blen aksionet e klubit të Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 14:37

E KRYER/ Zyrtarizimi çështje orësh, fondi amerikan blen aksionet e klubit të Serisë A

Presidenti Enriko Preciozi ka shitur klubin e Xhenoas tek fondi amerikan “777 Partners”. Operacioni që kishte filluar më parë tani mund të quhet praktikisht e përfunduar ku mungon vetëm zyrtarizimi shitja e klubit të Xhenoas tek fondi amerikan për 20 milionë euro.

XHENOA

Aksionet do të ndryshojnë dorë edhe nëse Enriko Preciozi fillimisht do të mbetet i lidhur me kompaninë e tij të mëparshme me një pozicion institucional për të paktën tre vjet. Nënshkrimet mbërritën gjatë ditës, dhe marrëveshja do të zyrtarizohet në orët në vijim.

Preciozi e kishte shpëtuar Xhenoan nga falimentimi në vitin 2003 duke i sjellë përsëri në Serinë A në vitin 2007 dhe deri më tani nuk kanë rënë në Serinë B.

“777 Partners” është një kompani private investimesh me qendër në Majemi e themeluar në vitin 2015 që investon me një fokus të veçantë në shërbimet financiare dhe tashmë zotëron disa kompani në sektorin e sportit duke përfshirë klubin e basketbollit “Lions London” dhe një aksion të vogël të Sevijas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"