E kryer/ Sulmuesi harron Egnatian, vazhdon karrierën në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2021 | 19:06

E kryer/ Sulmuesi harron Egnatian, vazhdon karrierën në Kosovë

Sulmuesi Dren Gashi ishte sezonin e fundit pjesë e Egnatias duke kontribuar në ngjitjen në Superiore të rrogozhinasve.

Gashi

Teksa palët bënë zyrtare arritjen e marrëveshjes për rinovimin e kontratës, para disa kohësh vetë klubi bëri një postim në faqen në ‘’Facebook’’, duke zyrtarizuar marrëveshjen me Gashin.

Mesa duket, sulmuesi ka plane të tjera dhe sipas medias kosovare ‘’Zëri.info’’, Dren Gashi ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Ferronikelit. Gashi pritet të rrisë cilësitë në këtë ekipi pas e njeh mjaft mirë Superligën kosovare, teksa më herët është aktivizuar dhe me Prishtinën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"