E KRYER/ Sot firma në kontratë, sulmuesi i Interit arrin akordin me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2022 | 14:41

E KRYER/ Sot firma në kontratë, sulmuesi i Interit arrin akordin me skuadrën e…

Sebastiano Espozito është shumë pranë transferimit te Anderlehti.

ESPOZITO

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, sulmuesi 19-vjeçar do të hedhë sot firmën në kontratë me klubin e tij të ri.

Tratativa thuhet të jetë formula e huazimit me të drejtë blerje prej 10 milionë eurosh dhe me një riblerje në të ardhmen nga zikaltërit me shifrën 11,5 milionë euro.

Në sezonin e fundit, Sebastiano Espozito ishte i huazuar nga Interi te Bazeli në Zvicër teksa në kampionat është aktivizuar në total në 23 ndeshje duke shënuar 6 gola dhe duke dhuruar gjithashtu edhe 5 asiste për shokët e skuadrës.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"