E KRYER/ Një trajner gjerman për Junajtid, zbulohet zëvendësuesi i Solskjaerit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2021 | 18:16

E KRYER/ Një trajner gjerman për Junajtid, zbulohet zëvendësuesi i Solskjaerit

Mançester Junajtid ka arritur një marrëveshje me trajnerin gjerman Ralf Rangnik për të marrë drejtimin e skuadrës për 6 muaj deri në fund të sezonit, përpara se të marrë një rol dy-vjeçar konsulent në Old Traford.

rangnik

‘’Djajtë e Kuq’’ u ndanë me Ole Gun Solskjaer të dielën e kaluar pas humbjes 4-1nga Uatford, ndërsa renditet në vendin e tetë në kampionat. Marrëveshja me Rangnik është gjetur, teksa pritet të finalizohet gjithçka me klubin e tij Lokomotivën e Moskës, me të cilët tekniku gjerman nënshkroi një kontratë 3-vjeçare në verë.

63-vjeçari ka qenë dhe më parë kandidat për të marrë stolin e ‘’djajve të kuq’’, por emrat të tjerë u zgjodhën nga vetë klubi më pas. Plani i Junajtid është të marrë Poçetionon, por ndërsa drejtuesit punojnë për të afruar argjentinasin, Rangnik do të drejtojë skuadrën, më pas do të marrë rol kyç në klub.

Një trajner gjerman për gjigantët anglez që pritet t’i rikthehen rezultateve pozitive për të dalë nga kriza ku janë zhytur momentalisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"