E KRYER/ Monza e Berluskonit dhe e Galianit me synime të qarta në merkato, akord me portierin e Italisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2022 | 23:43

E KRYER/ Monza e Berluskonit dhe e Galianit me synime të qarta në merkato, akord me portierin e Italisë

Alesio Kranjo është gjithmonë e më pranë Monzës.

KRANJO

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, portieri i Kaljarit dhe i kombëtares së Italisë do të kryejë të vizitat mjekësore dhe do të hedhë firmën në kontratë ditën e hënë.

Gardiani 27-vjeçar do të firmosë për tre vite dhe do të përfitojë rreth 1,2 milionë euro në sezon me skuadrën e sapo ngjitur në Serinë A.

Përpara se Interi të arrinte akordin me portierin Andre Onana me parametra zero, portieri i Kaljarit ishte dëshira numër një e drejtuesve zikaltër, por mesa duket tratativa nuk shkoi ashtu siç pritej.

Monza e Silvio Berluskonit dhe e Adriano Galianit është futur me objektiva të qarta në merkato ku kërkon futbollistë me eksperiencë për të qenë konkurrues në elitën e futbollit italian.

Në sezonin e kaluar me fanellën e Kaljarit në Serinë A, Alesio Kranjo është aktivizuar gjithsej në 35 ndeshje në total.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"