E KRYER/ La pas Levandovskin e Haland, Çelsi transferon lojtarin më të mirë të Bundesligës për sezonin e shkuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2022 | 14:23

E KRYER/ La pas Levandovskin e Haland, Çelsi transferon lojtarin më të mirë të Bundesligës për sezonin e shkuar

Çelsi ka gjetur akordin për të transferuar në Londër, sulmuesin e RB Lajpcig, Kristofer Nkunku.

nkunku 1

Francezi ka kaluar vizitat mjekësore me “Blutë” përpara disa ditëve dhe së fundmi klubet kanë rënë dakord për këtë transferim.

Ai do të bëhet pjesë e Çelsit në sezonin e ardhshëm, për një vlerë prej 60 milionë eurosh.

Nkunku u shpall lojtari më i mirë i Bundesligës sezonin e shkuar, duke lënë pas Levandvskin dhe Haland.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"