E kryer, “Kavalieri” rikthehet në futboll. Berluskoni blen 100% të klubit italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2018 | 18:12

E kryer, “Kavalieri” rikthehet në futboll. Berluskoni blen 100% të klubit italian

Rikthimi i Silvio Berluskonit në botën e futbollit, tashmë duket më pranë se kurrë. Gjithçka duket se është kryer, për blerjen e klubit të Monzës, nga ana e “kavalierit”. Por, ndryshe nga ç’ishte raportuar më herët, do të ketë edhe të reja.

berluskoni galiani

Ekipi i Monzës që militon në Serinë C, do të jetë në pronësinë e Fininvest, kompania e Berluskonit, si dhe do të jetë 100% në pronësinë e ish-presidentit të Milanit, ndryshe nga ç’ishte thënë më parë, vetëm 70% apo 95%.

Berluskoni do e blejë klubin e Monzës, për një shifër rreth 2.5-3 milionë euro, dhe firma pritet të jetë çështje ditësh. Ndërkohë, nuk mungon as një nga më të besuarit e Berluskonit, si gjithmonë Adriano Galiani, që do të jetë administrator i deleguar i klubit, ndërsa në pozicionin e presidentit do të mbetet Nikola Kolombo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"