E KRYER/ Kamberi prezantohet nga Xherrardi te Glasgou Rejnxhërsi: Jam fitues, ëndërr të vija këtu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2020 | 0:01

E KRYER/ Kamberi prezantohet nga Xherrardi te Glasgou Rejnxhërsi: Jam fitues, ëndërr të vija këtu

Sulmuesi i Shqipërisë Florian Kamberi është transferuar në formë huazimi te Glasgou Rejnxhërs.

EPpIk_ZWkAIXLMz

24-vjeçari u prezantua në ambjentet e klubit të njohur në prani të trajnerit dhe ikonës së Liverpuli Stiven Xherrard.

Në prononcimin e parë si lojtari më i ri i Rejnxhërsit, Kamberi u shpreh qartë se ka ardhur te stadiumi “Ibroks” për të fituar. Ai çmoi së tepërmi atmosferën që prodhojnë tifozët e Glasgou Rejnxhërsit.

“Jam shumë e emocionuar. Që kur kam ardhur në Skoci, ka qenë një ëndërr për mua që të luaja për Glasgou Rejnxhërsin dhe dita e shumëpritur erdhi sot. Për ‘Ibroksi’ krijonë atmosferën më të mirë ku ka luajtur ndonjëherë. Në fund të ditës, rëndësi ka të fitosh. Jam fitues dhe i tillë jam dhe në fushë, kështu që dua të jap më të mirën për këtë klub”, deklaroi si lojtari më i ri  i Glasgou Rejnxhërsit Florian Kamberi.

EPpLIbhW4AEIrWM

Kamberi bëhet i dyti futbollist shqiptar që luan për Glasgou Rejnxhërsin pas Eros Grezdës, i cili nuk arriti të zinte vend te skocezët duke u kthyer pas një viti te Oshijeku në Kroaci.

Grezda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"