E KRYER/ Gardiani i Kosovës transferohet në Turqi, bëhet shok skuadre me Mario Balotelin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2021 | 15:22

E KRYER/ Gardiani i Kosovës transferohet në Turqi, bëhet shok skuadre me Mario Balotelin

 Gardiani i Kosovës, Aro Muriç do të luajë sezonin tjetër tek skuadra turke Adana Demirspor.

muric

22-vjeçari është huazuar nga skuadra e Mançester Sitit e cila zotëron dhe kartonin e lojtarit. Adana Demirspor sezonin e kaluar luajti në Ligën e Parë turke duke u shpallur dhe kampione, teksa këtë vit do të jetë në Superligë në elitën e futbollit turk.

Interesante është se Muriç do të jetë shok skuadre me Mario Balotelin, pasi pak kohë më parë klubi turk zyrtarizoi arritjen e marrëveshjes me sulmuesin italian, duke bërë dhe bujë të madhe. Aro Muriç prej vitit 2017 është pjesë e Sitit, por pjesën më të madhe e ka kaluar në huazim tek skuadra si NAK Breda në Holandë, Notingam Forest dhe Girona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"