E kryer! Belajdi Pusi i jep lamtumirën Skënderbeut për një aventurë jashtë Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2023 | 19:09

E kryer! Belajdi Pusi i jep lamtumirën Skënderbeut për një aventurë jashtë Shqipërisë

Rrugët e Belajdi Pusit me Skënderbeut janë ndarë. Pak ditë pasi drejtuesit korçarë kishin deklaruar se kishin një akord për vijimësinë e futbollistit te kjo skuadër, shkodrani i ka dhënë lamtumirën për të nisur një aventurë të re jashtë.

[usi

Nëpërmjet një publikimi në Instagram, Pusi ka shpërndarë lajmin se tashmë është lojtari më i ri i Turan Tovuz, skuadër e cila luan në kampionatin e Azerbajxhanit. Futbollisti raportohet se ka nënshkruar deri në fund të edicionit me këtë klub, me të drejtën e zgjatjes së marrëveshjes nëse gjithçka shkon mirë.

Një situatë që padyshim krijon probleme te Skënderbeu i cili pak ditë më parë humbi edhe shërbimet e kapitenit Vangjel Zguro dhe po sheh t’i largohen disa nga emrat më me eksperiencë në këtë skuadër.

PANORAMASPORT>AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"