Postuar: Janar 30, 2023 | 13:56
E KRYER/ Bajerni bën goditjen e bujshme në merkato, “rekordmenët” huazojnë yllin e Mançester Sitit
Bajerni i Mynihut duket se ka kryer një goditje të bujshme në merkaton e janarit, duke huazuar Zhoao Kanselon nga Mançester Siti.
Siç bën me dije “The Athletic”, palët kanë rënë dakord për këtë ofertë, me “rekordmenët” e Gjermanisë që do të kenë opsionin për ta blerë në verë.
Prej kohësh ishte përfolur për një largim të Kanselos nga “qytetarët”, me portugezin që nuk dukej më i lumtur në “Etihad”.
PANORAMASPORT.AL
