E KRYER/ Bajern thyen konkurrencën e Milanit, siguron shërbimet e mesfushorit austriak

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2021 | 14:02

E KRYER/ Bajern thyen konkurrencën e Milanit, siguron shërbimet e mesfushorit austriak

Bajern Mynih po përgatiti për një goditje në merkato teksa bavarezët kanë siguruar tashmë shërbimet e mesfushorit austriak Marsel Sabitzer dhe pritet vetëm zyrtarizimi.
marsel

Sabitzer aktivizohet tek rivalët e Lajpcigut, por dëshira e tij prej kohësh është transferimi te Bajerni dhe vullneti i lojtarit ka qenë thelbësor për këtë transferim. 27-vjeçari u përfol për një kalim te Milani që e shikonte si zëvendësuesin e Çalhanoglus, por Bajerni është treguar më e shkathët në tratativa.

Sipas gazetës gjermane ‘’Bild’’ marrëveshja është arritur mbi bazën e 16 milionë euro dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi si lojtari më i ri i Bajernit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"