E kritikonin gjithmonë rreth pamjes, Pogba: Ja pse nuk i leva flokët në Botëror

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2018 | 19:29

E kritikonin gjithmonë rreth pamjes, Pogba: Ja pse nuk i leva flokët në Botëror

Pol Pogba ka pranuar se ai nuk i leu flokët gjatë Botërorit, në mënyrë që të mos kritikohej për futbollin e tij në Rusi. Një nga pyetjet që iu drejtua mesfushorit francez në “Instagram” një ditë më parë ishte se përse ai gjatë muajit të Botërorit nuk preferoi të eksperimentonte me ngjyrën e flokëve, diçka që e bën shpesh dhe mesfushori u tregua i sinqertë:

pol pogba

“Sepse unë doja që fokusi të ishte te paraqitja ime në fushë dhe jo te pamja ime dhe të mos kishte asnjë justifikim. Ata mund të kritikonin vetëm pjesën time të futbollit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"