E krahasojnë me Filip Lahm, lojtari i Bajernit me këmbë në tokë: Është i paarritshëm për mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2020 | 15:00

E krahasojnë me Filip Lahm, lojtari i Bajernit me këmbë në tokë: Është i paarritshëm për mua

Ai është krahasuar shumë me ish-legjendën e Bajernit, Filip Lahm, por Zhoshua Kimish mendon se për të arritur atë që ka bërë ish-lojtari, do t’i duhet shumë punë.xhoshua kimish

“Ai ishte një lojtar që bënte shumë pak gabime, pothuajse fare. Unë jam ndryshe nga ai, më agresiv. Lahm kishte një qetësi të madhe, lexonte lojën dhe më pas luante siç dinte vetë.

Një lider i madh. Jam i bindur që nëse vazhdoj të punoj fort çdo ditë, do të mund të jem pak si ai. Edhe pse ajo ditë është ende shumë larg”, tha mesfushori bavarez.kimish lahm

Ndërkohë, për shumë tifozë, Kimish do të jetë kapiteni i ardhshëm i Bajernit pasi të largohet Manuel Nojer nga skuadra. Zhoshua është për ta një lider i lindur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"