“E kontrolluam ne ndeshjen”, Fonseka: Gabuam vetëm në vendimet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 11:48

“E kontrolluam ne ndeshjen”, Fonseka: Gabuam vetëm në vendimet…

“Qëllimi ynë ishte të vinim në ‘San Siro’ për të luajtur hapur dhe patëm momente kur e kontrolluam në mënyrë totale ndeshjen”. Paulo Fonseka, trajneri i Romës, pavarësisht barazimit 0-0 kundër Interit, është i kënaqur për nga mënyra se si skuadra e tij e interpretoi ndeshjen kundër formacionit të Antonio Kontes. 

fonseka roma

“Kundër tyre kishte nevojë të luanim me kurajë, që nga fillimi, dhe zhvilluam një paraqitje pozitive. Gabuam vetëm në vendimet e fundit. Nuk krosuam mirë dhe kjo në fund bën diferencën”.

MBROJTJET 

Roma rrezikoi më shumë se një herë me gabime në organizim: “Është e vërtetë, – pranon Fonseka. – Rastet kryesore të Interit u krijuan nga shpërdorimet tona. Megjithëse më duhet të them se jam i lumtur nga kuraja që patëm”.

E shkëlqyer edhe një herë paraqitja e dy qendërmbrojtësve, Smolling dhe Mançini: “Në mbrojtje strategjia jonë funksionoi. Mançini dhe Smolling zhvilluan një paraqitje të mirë, shumë të sigurt, por të dyja skuadrat mbrojtën mirë. Fillimisht ne kërkuam të dilnim të gjithë në sulm, por nuk është e lehtë me një skuadër si Interi. Mirante? Zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme, është një portier vërtet i zoti”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"