E konfirmuar, Apolonia “divorc” me Mërgjyshin dhe emëron në stol ish-trajnerin e Sienës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2020 | 23:42

E konfirmuar, Apolonia “divorc” me Mërgjyshin dhe emëron në stol ish-trajnerin e Sienës

Nuk ka më dilema, Artan Mërgjyshi largohet nga Apolonia dy javë para fillimit të kampionatit. Pas një hezitimi të palëve për të konfirmuar “divorcin”, tani vjen edhe zyrtarizimi për “Panorama Sport” nga klubi fierak.

mERGJYSHI

Një largim i beftë, për më tepër që vetë drejtuesit e Apolonisë janë shprehur pas ngjitjes së ekipit në Superiore se Mërgjyshi do të vazhdojë të jetë në drejtim të skuadrës.

Colella-Giovanni

Trajner i ri do të jetë italiani Xhovani Kolela, i cili pritet të prezantohet nesër para skuadrës, ndërsa më parë ishte emëruar në postin e drejtorit teknik.

KolelaSkeda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"