E konfirmon vetë trajneri, klubi i Kategorisë së Parë gati katër firma për të mbyllur merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2022 | 11:39

E konfirmon vetë trajneri, klubi i Kategorisë së Parë gati katër firma për të mbyllur merkaton

Drejtuesit beratas kanë planifikuar që brenda kësaj jave të mbyllin kontratat me të gjithë futbollistët që do të përbëjnë Tomorin.

Arberi

Kanë mbetur edhe katër firma për të përmbyllur skuadrën e sezonit të ri. Sipas trajnerit Arbëri, dy firmat e para kanë të bëjnë me kapitenin Çaço dhe mesfushorin Dobra.

Ndërsa drejt nënshkrimit janë edhe një portier dhe një sulmues, ku sipas gjasave ky i fundit mund të jetë i huaj.

Të dielën pasdite në Berat ka mbërritur për t’u testuar një sulmues brazilian, emri i të cilit do të bëhet i ditur gjatë seancës së sotme stërvitore.

“Për mua si trajner i Tomorit edhe dita e diel rezulton ditë pune, pasi sot (dje) kam pritur një sulmues brazilian të cilin do ta testoj së bashku gjatë javës. Gjithashtu kemi siguruar edhe një portier, i cili vjen nga një ekip i Superiores.

Rëndësi të veçantë merr fakti se këtë javë do të firmosë edhe kapiteni Çaço, të cilin e konsiderojmë si një nga shtyllat e ekipit. Kjo për arsye të eksperiencës dhe grintës që ai përcjell te futbollistët e tjerë.

Arsyet pse Çaço e ka shtyrë nënshkrimin janë objektive, por në fund rezultoi thjesht një formalitet dhe për këtë jemi të lumtur”, u shpreh trajneri Klodian Arbëri për “Panorama Sport”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"