E konfirmon vetë boksieri, zbulohet kur do të zhvillohet dueli i shumëpritur Xhoshua-Furi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2021 | 21:25

E konfirmon vetë boksieri, zbulohet kur do të zhvillohet dueli i shumëpritur Xhoshua-Furi

Tashme është gjithçka zyrtare, dy boksierët britanikë Antoni Xhoshua dhe Tajson Furi do të ndeshen në datën 14 gusht në Emiratet e Bashkuara Arabe.

furi

Lajmin e bëri të ditur vetë boksieri Furi, i cili me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” zyrtarizoi gjithçka duke e cilësuar gjithashtu si “eventi më i madh sportiv” i ndodhur ndonjëherë.

U bë kohë që dy boksierët duelojnë në distancë me deklaratat e tyre, por tani fjala e vetme do të mbetet në ring. Detaje të reja pritet të mësohen më vonë, pasi dueli pritet të ketë interes të madh dhe sasia e parave do të jetë stratosferike.

Dy boksierët do të duelojnë për 4 tituj, me Xhoshuan i cili zotëron 3 prej tyre WBA, WBO dhe IBF ndërsa Furi zotëron vetëm 1 aktualisht atë të WBC të fituar ndaj Deontei Uajldër,

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"