E konfirmon UEFA, ja çfarë ndodh me Shqipërinë nëse nuk fiton ndaj Skocisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 22:50

E konfirmon UEFA, ja çfarë ndodh me Shqipërinë nëse nuk fiton ndaj Skocisë

Edhe pse shanset për vendin e parë janë të pakta, sfida e fundit ndaj Skocisë është një test i vlefshëm për Shqipërinë. Nëse nuk ia del të mposhtë Skocinë, skuadra e Kristian Panuçit bie automatikisht nga kategoria dhe sezonin e ardhshëm do të bëjë pjesë në Grupin B, me skuadra si San Marino, Gjibraltar, Andorra, Malta, Lihtenshtjn.

izrael shqiperi 2 0

Kësisoj kuqezinjtë janë të dënuar të fitojnë, për të mos përfunduar në Ligën D. “Do të bjerë nga kategoria nëse nuk ia del të mundë Skocinë”, shkruhet në përshkrimin e UEFA-s për Shqipërinë.

Shqiperiass

Kujtojmë që në fillim të këtij kompeticioni, objektivi i kuqezinjve ishte vendi i parë në grup, ndërkohë që rënia në ligën e fundit do të ishte një dështim i madh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"