E konfirmon presidenti, peshëngritja transferohet te “Feti Borova”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2017 | 15:26

E konfirmon presidenti, peshëngritja transferohet te “Feti Borova”

Romela Begaj, kampione bote në stilin e shtytjes dhe nënkampione në dygarësh, por edhe një peng i madh si mungesa e Daniel Godellit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndonëse Shqipëria e Peshëngritjes është gati që të ofrojë medaljet e radhës në Europian.

Europiani i peshengritjes Tirane

Apeli i presidentit të kësaj federate, Elez Gjoza, duket se ka marrë përgjigje pozitive nga qeveria “Rama”, në mënyrë që ky sport elitar, krenaria e sporteve shqiptare, më në fund të mund të përgatisë një kompeticion kaq të rëndësishëm në kushte perfekte. Vetë numri një i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza, është optimist se gjithçka do të ndryshojë, pasi që sot ekipi ynë kombëtar do të stërvitet rregullisht, çdo ditë, në një nga palestrat më moderne në Ballkan:

Feti Borova

“Tashmë emocionet e atij suksesi të madh që arritëm në Botëror janë ulur ndjeshëm. Jam i ndërgjegjshëm se jo çdo gjë shkoi mirë. Patëm edhe probleme siç ishte dhe mungesa e sportistit tonë më të mirë, Daniel Godelli, me të cilin suksesi ynë mund të ishte dhe më i madh. Do të sugjeroja më shumë bashkëpunimin me qeverinë, e cila duhet të na mbështesë edhe më shumë e kjo po vihet re me vënien në dispozicion të sportistëve tanë, sallën më moderne në Ballkan, siç është palestra ‘Feti Borova’, pranë Olimpik Park të kryeqytetit.

Elez Gjoza

Ky është një ogur i mirë që kryeministri shqiptar, Edi Rama, po jep kontributin maksimal për sportin tonë të peshëngritjes. Ky Europian, që do të zhvillohet në Shqipëri, në mars të vitit që vjen, do të jetë i veçantë, pasi kemi synimin e qartë për t’u shpallur si ekip, kampionë Europe”, tha për “Panorama Sport” presidenti Elez Gjoza

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"