E konfirmon presidenti francez: Murinjo e ka zgjedhur ekipin që do të drejtojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 14:36

E konfirmon presidenti francez: Murinjo e ka zgjedhur ekipin që do të drejtojë

Zhoze Murinjo është i papunë që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur u shkarkua nga posti i trajnerit te Mançester Junajtid.mourinho

Gjatë gjithë kësaj kohe tekniku portugez ka qenë në bisedime me shumë skuadra, por pa mundur të arrijë një marrëveshje. Kohët e fundit qarkullonin lajme se Murinjo mund të merrte drejtimin e Lionit në Francë, pasi këta të fundit shkarkuan teknikun brazilian, Silvinjio, për shkak rezultateve të dobëta.

Megjithatë diçka të tillë e mohon presidenti i klubit francez, i cili në një intervistë është shprehur: “Kemi folur me mesazhe me teknikun portugez, ishte diçka e bukur për të gjithë. Megjithatë ai nuk e pranoi propozimin tonë, pasi tashmë ai ka zgjedhur një klub tjetër.”, u shpreh Aulas.

Thuhet se Murinjo mund të marrë drejtimin e Totenhemit, pasi këta të fundit po mendojnë të shkarkojnë trajnerin Poçetino, për shkak të rezultateve të dobëta që ka marrë në këtë fillim sezoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"