E konfirmon Pirlo: Duhet shumë kohë për pasaportën italiane, me shumë mundësi Suarez nuk vjen tek ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 15:09

E konfirmon Pirlo: Duhet shumë kohë për pasaportën italiane, me shumë mundësi Suarez nuk vjen tek ne

Andrea Pirlo ka konfirmuar se Juventusi nuk e ka me nxitim për Edin Xhekon, ndërsa Luis Suarez vështirë të vijë në Torino. Trajneri i bardhezinjëve foli para ndeshjes kundër Sampdorias.

suarez

“Ndihem mirë, e rëndësishme edhe që djemtë ndihem mirë. Dibala dhe De Ligt nuk do jenë të gatshëm, ndërsa duhet të mendojmë për një zëvendësues për Aleks Sandron. Kulusevski dhe Luka Pelegrini e njohin mirë Serinë A, ndërsa Ueston Mekeni dhe Artur duhet të ulen në stol por do ketë kohë edhe për ato. Unë kam idetë e mia, ndërsa Sarri të vetat. Unë dua të kontrolloj ndeshjen dhe të luaj futboll sulmues, kështu që konceptet bazike janë të njëjta. Pres një ndeshje të vështirë nesër, pasi e njoh Klaudio Ranierin dhe është një trajner i madh.

Ne të gjithë po presim një sulmues por nuk e kemi me nxitim. Duhet shumë kohë që të marrësh pasaportën italiane, kështu që Suarez me shumë mundësi nuk do të vijë tek ne”, tha Pirlo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"