E konfirmon Kukësi, mbrojtësi lë Kosovën për Shqipërinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2021 | 15:12

E konfirmon Kukësi, mbrojtësi lë Kosovën për Shqipërinë

Trajneri i Shpresave U21 të Shqipërisë, Alban Bushi, ka grumbulluar për kombëtaren e të rinjve, 3 lojtarë të skuadrës së Kukësit.

Selmani-ben-heroin-Kombetarja-U21-barazon-ne-frymen-e-fundit

Ata janë portieri Angelo Tafa dhe dy mbrojtësit, Redon Dragoshi dhe Altin Bytyçi, të cilët i bashkohen ekipit kombëtar të të rinjve. Performancat e mira te tyre me ekipin e verilindorëve si duket kanë bindur trajnerin Alban Bushi i cili ka menduar tu japë një shans.

Risi është mbrojtësi Altin Bytyçi, i cili ka luajtur për kombëtaren e të rinjve të Kosovës, ndërsa portieri Tafa dhe mbrojtësi Dragoshi kanë qenë pjesë e kombëtares shqiptare U19.

POSTIMI I KLUBIT:

 

Skuadra e Kukesit furnizon me futbolliste ekipin Kombetar te Shqiperise U21. 3 futbolliste nga skuadra jone jane ftuar nga ekipi i Shpresave per grumbullimin e radhes qe nis ne daten 22 mars dhe perkohen me kohen kur ekipi do te jete pushim per ndeshjet e Kombetareve.
Portieri Angjelo Tafa dhe mbrojtesit Redon Dragoshi e Altin Bytyci do te jene pjese e Shqiperise U21. Paraqitjet e futbollisteve me fanellen e Kukesit, kane bindur drejtuesit e Kombetares duke marre ne kete menyre ftesat.

Tafa ka qene me pare pjese e Shqiperise U19, ashtu si edhe Dragoshi. Risi eshte Altin Bytyci i cili ne te kaluaren ka qene pjese e Kosoves U19, e madje ka shenuar ndaj Shqiperise U19 ndersa tani do te perfaqesoje fanellen kuqezi. Klubi i Kukesit i uron futbollisteve shume suksese. Dalshi faqebardhe cuna!

kuksi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"