E konfirmon klubi/ Partizani rikthehet të luajë në kryeqytet, sfida ndaj Bylisit spostohet në… “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2021 | 15:23

E konfirmon klubi/ Partizani rikthehet të luajë në kryeqytet, sfida ndaj Bylisit spostohet në… “Air Albania”

Partizani ka vendosur të rikthehet në “Air Albania”. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi i klub, bëri me dije, se sfida ndaj Bylisit, do të luhet në impiantin modern.

PARTIZANI

Pas rikonstruksioneve të kohëve të fundit, FSHF, ka ndezur dritën jeshile, duke iu hapur derën klubeve kryeqytetase. Kujtojmë që fundjavën që shkoi ishte Tirana që luajti në “Air Albania”, sfidën ndaj Apolonisë.

Partizani66

Ndërkohë për sa i përket Partizani, të kuqtë do të luajnë të dielën në orën 16:00. Skuadra e Ilir Dajës këtë sezon, në pamundësi për të luajtur në kryeqytet, kishte zgjedhur “Elbasan Arenën” si shtëpi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"