E konfirmon klubi i Kukësit, ja ku do të zhvillohet supersfida ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2020 | 23:53

E konfirmon klubi i Kukësit, ja ku do të zhvillohet supersfida ndaj Partizanit

Kukësi po vuan për një stadium prej dy vitesh dhe pret me padurim që në “Zeqir Ymeri” të përfundojnë punimet, edhe pse për këtë duhet pritur edhe të paktën 6 muaj.

partizan-KUKESI LORO BORICI

Për javën e dytë të Kategorisë Superiore, skuadra verilindore është pritëse dhe në pamundësi për të luajtur në stadiumin “Elbasan Arena” apo “Air Albania” në kryeqytet, është e detyruar të zgjedhë një tjetër impiant për supersfidën me Partizanin.

Në këto kushte, klubi verilindor ka rënë dakord që ndeshja ndaj të kuqve të zhvillohet të dielën në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës në orën 13:45. Nuk është hera e parë që dy skuadrat luajnë në këtë stadium. Kjo ka ndodhur më 29 mars 2019, teksa ndeshja u mbyll 1-1. Në atë sezon Partizani fitoi titullin me Gegën trajner.

kUKESI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"