E konfirmon gazetari italian: Çelsi gjen portier të ri në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 14:05

E konfirmon gazetari italian: Çelsi gjen portier të ri në Francë

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Çelsi tashmë ka një portier të ri. Ai është Eduard Mendi dhe vjen nga klubi francez i Renes.

mendi

Marrëveshja mes dy ekipeve është arritur për 24 milionë euro, ndërsa termat personal mes portierit dhe Çelsit janë arritur prej javësh. Gjithçka është e kryer, ku tani mbeten të firmosen vetëm dokumentet mes klubit londinez dhe Renes, si dhe detajet e fundit.

Donaruma dhe Oblak nuk kanë qenë kurrë në radarin e Çelsit këtë verë, ndërsa Mendi ishte zgjedhja e parë për shkak edhe të çmimit të ulët që kishte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"