E konfirmon FSHF/ 3 të prekur me COVID-19 te Kombëtarja e femrave në prag të sfidës ndaj Qipros

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2020 | 13:51

E konfirmon FSHF/ 3 të prekur me COVID-19 te Kombëtarja e femrave në prag të sfidës ndaj Qipros

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të FSHF-së, zyra e shtypit ka konfirmuar se trajneri i Kombëtares së femrave, Armir Grima ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Grima Kombetarja e Femrave

Gjithashtu bëhet e ditur se bashkë me teknikun shkodran, rezultojnë të infektuar me virus, edhe futbollistja Mimoza Hamidi dhe përgatitësi atletik Alban Shala.

Trajneri, futbollistja dhe përgatitësi atletik, janë vendosur në karantinë dhe nuk do të jenë me Kombëtaren për sfidën e nesërme ndaj Qipros.

Për fat të mirë, të 3 të prekurit me Koronavirus janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë shfaqur simptoma. Ata do t’i nënshtrohet sërish testeve pas 2 ditësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"