E konfirmon federata, talenti i Kosovës pozitiv me Koronavirus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2020 | 13:52

E konfirmon federata, talenti i Kosovës pozitiv me Koronavirus

Koronavirusi është përhapur me shpejtësi në të gjithë Europën, teksa numërohen raste të shumta të prekurish, ndër ta edhe futbollistë.VALDRIN MUSTAFA

Një nga futbollistët që ka rezultuar pozitiv me këtë virus famëkeq, është edhe lojtari Valdrin Mustafa, që luan për Kosovën e 21-vjeçarëve.

Federata e këtij vendi ka konfirmuar se Mustafa ka rezultuar pozitiv me Covid-19, por gjendja e tij është shumë e mirë.

Gjithashtu thuhet se lojtari është në karantinë së bashku me familjen e tij në Sarbruken të Gjermanisë. Valdrin Mustafa aktivizohet në Gjermani me ekipin e parë të Hanoverit. Kujtojmë se në të kaluarën Mustafa ka qenë edhe pjesë e moshave të Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"