E konfirmon drejtori sportiv: Jemi më pranë se kurrë me Ozilin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 18:44

E konfirmon drejtori sportiv: Jemi më pranë se kurrë me Ozilin

Fenerbahçe dhe Mesut Ozil po afrohen gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin. Emre Belozoglu, drejtori sportiv i gjigantëve të Stambollit, ka pranuar se mesfushori i Arsenalit është më pranë se kurrë firmës me klubin turk.

mesut ozil

Kontrata e futbollistit më të paguar në historinë e “Topçinjve” (350 mijë paund në javë) skadon në fund të sezonit, por klubit londinez i leverdis që të lirohet nga detyrimet financiare të fantazistit 32- vjeçar, i cili nuk është në planet e skuadrës që prej muajit mars të vitit të shkuar.

Këtë sezon, Arteta e ka lënë jashtë listës së skuadrës së tij në Premier Ligë dhe në Ligën e Europës. “Patëm një takim me të dhe menaxherin e tij. Po ndodh ngadalë, por Mesut është më pranë se kurrë Fenerbahçes”, tha Emre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"