E konfirmon Di Marcio/ Zbulohet klubi i Premier Ligës që po negocion intesivisht me Çelsin për Brojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2022 | 23:57

E konfirmon Di Marcio/ Zbulohet klubi i Premier Ligës që po negocion intesivisht me Çelsin për Brojën

Armando Broja është në qendër të merkatos, në këtë dritare transferimesh. Ylli shqiptar, falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera me Sauthemtonin, ka arritur të joshë shumë klube europiane, që kërkojnë shërbimet e sulmuesit.

broja

Uest Hem është klubi i Premier Ligës po insiston që të transferojë Armando Brojën nga Çelsi në këtë afat kalimtar të kësaj vere, raporton eksperti i merkatos, Xhanluka Di Marcio.  Uest Hem kërkojë të parakalojë skuadrat rivale të interesuara për Brojën me një super ofertë, duke ofruar deri në 35 milionë euro për kartonin e yllit të Shqipërisë.

broja

Sulmuesi është objektiv primar për Uest Hemit në këtë merkato, teksa drejtuesit po punojnë për një marrëveshje që do të konsitonte në blerjen përfundimtare të kartonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"