E konfirmon agjenti i lojtarit, ylli i Napolit humbet ndeshjen ndaj Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2020 | 15:01

E konfirmon agjenti i lojtarit, ylli i Napolit humbet ndeshjen ndaj Juventusit

Agjenti Vinçenzo Pizakane ka zbuluar se sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insinje do mungojë në ndeshjen ndaj Juventusit. Italiani u zëvendësua pas 22 minutave lojë në fitoren që Napoli mori 6-0 kundër Xhenoas, dhe po priten testet për të parë shkallën e dëmtimit.

insinje

“Ne ende nuk kemi lajme nga Lorenzo. Duhet të presim 48 orë. Testet do kryen nesër. Nëse nuk ka ndonjë dëmtim të rëndë, për 20 ditë ai mund të rikthehet në fushë. Më e keqja për të është se do humbasë ndeshjen ndaj Juventusit. Ai është shumë i mërzitur pasi nuk donte të humbiste asnjë ndeshje, sidomos këtë ndeshje”, tha agjenti i Insinjes për radio “Punto Nuovo”.

Napoli përballet me Juventusin në “Allianz Stadium” me 4 tetor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"