E kishte lënë futbollin, mbrojtësi gjirokastrit rikthehet në fushë me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 12:23

E kishte lënë futbollin, mbrojtësi gjirokastrit rikthehet në fushë me skuadrën e…

Luftëtari vazhdon përgatitjet për Kategorinë e Tretë. Nën urdhrat e dyshes Hysi-Kristidhi janë vënë më shumë se 15 futbollistë, të cilët do të kenë për mision ngjitjen e menjëhershme të ekipit. Pjesë e organikës është bërë edhe mbrojtësit Elvis Bizhga, i cili i rikthehet futbollit pas një shkëputjeje të gjatë.

af luftetari

Për “Panorama Sport” 31-vjeçari tregon arsyen e këtij vendimi: “Menjëherë sa mësova për grumbullimin e ekipit, nuk u mendova dy herë për t’u bërë pjesë e projektit për ringritjen e Luftëtarit. Kam marrë shumë telefonata nga miq, sportdashës, mes të cilëve edhe Tori Çela, që më kanë kërkuar të rikthehem. Për momentin nuk e shoh të arsyeshme të flas për atë që më detyroi të ndahesha shpejt me futbollin, por e rëndësishme është që vendosa të rikthehem.

Besoj se i kam energjitë e duhura për të ndihmuar bluzinjtë. Asnjëherë nuk i jam ndarë futbollit të luajtur. Kam luajtur në kalçeto me ish-lojtarë të Luftëtarit dhe kjo më ka ndihmuar të jem ende i freskët fizikisht”. Sakaq, drejtuesit po “lëvizin” çdo gur për të afruar lojtarë të tjerë dhe ndërtuar një grup që të mos e diskutojë objektivin.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"