“E kishim përgatitur që të mos mundeshim”, Martini është i qetë: I kënaqur edhe me një pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 30, 2023 | 17:21

“E kishim përgatitur që të mos mundeshim”, Martini është i qetë: I kënaqur edhe me një pikë

Barazimi 0-0 ndaj Kukësit nuk i jep mundësinë Teutës që të afrohet me zonën e Europës. Por trajneri Edi Martini e sheh pozitivisht këtë pikë në transfertë pasi ekipi i tij po kalon një moment të vështirë psikologjik, por edhe me dëmtimet.

martini

“Duke pasur parasysh ndryshimet e dëmtimet, e kishim përgatitur që të mos mundeshim. Ne i patëm mundësitë tona, në pjesën e dytë Kukësi kishte raste më të pastra por ne u mbrojtëm mirë. Jam i kënaqur me një pikë pasi në këto momente është shumë e rëndësishme.

Ne sot kemi ardhur me probleme, Kotobelli u kthye në fushë, sakrifikoi në këto momente po e ndjeu sot përsëri këmbën. U fut Goxhaj edhe pse jo në gjendje optimale, ka ego dhe jep gjithçka për ekipin. Karabeci ishte i dëmtuar, mungonte Vila e Gjinollari, Gruda u fut të sakrifikonte për ekipin, e pashë që nuk kishte mundësi dhe e ndërruam përsëri. Këto mungesa dhe gjendja mendore jo e mirë, na vuri në vështirësi të mëdha. Djemtë treguan karakter, në fund jam i kënaqur me një pikë edhe pse në fund mund ta fitonim ndeshjen”, tha Martini për “Oversport” pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"