“E kishim fituar ndeshjen pa filluar, bëmë vetëvrasje”, Martini: Ja cili ishte gabimi ynë sot

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 23:43

“E kishim fituar ndeshjen pa filluar, bëmë vetëvrasje”, Martini: Ja cili ishte gabimi ynë sot

Teuta mori një barazim zhgënjyes në shtëpi ndaj Flamurtarit, i cili mund t’i kushtojë shumë durrsakëve.bandicam 2020-03-08 16-17-01-028

Pas përfundimit të ndeshjes, për mikrofonat e “Supersport”, ka folur Edi Martini, i cili është shfaqur shumë i zhgënjyer.

“Nuk kam fjalë, është një gabim i pafalshëm. Jemi munduar ta përgatisim ekipin, ajo që treguam në fushë ishte si vetëvrasje.

Nuk ishit gati për një ndeshje të tillë?

E kishim fituar ndeshjen pa filluar. Iu kisha thënë që të jepnim maksimumin pasi çdo ekip mund të na krijojë probleme. Pikët e humbura me Flamurtarin dhe Luftëtarin mund të na kushtojnë shumë.

Nuk kemi çfarë të zgjidhim, do të vazhdojmë me këta lojtarë që kemi. Këtu nuk është çështje goli, është çështje menatliteti, pasi ekipi tregoi një lojë të mirë dhe kjo është si vetëvrasje.

Ku gabuat?

Unë në këto momente të vështirë nuk dua të akuzoj lojtarë të veçantë, por ekipin. Në momente deçizive kur na duhet fitorja, ne dështojmë. Ky është problemi i ndeshjes së sotme , pasi e nënvlerësuam kundërshtarin.

Goli i Flamurtarit është një gol shumë i rëndë, i cili mund të na kushtojë shumë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"