E kërkuan klube prestigjoze, Dembele surprizon me skuadrën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 23:15

E kërkuan klube prestigjoze, Dembele surprizon me skuadrën e re

Të shumta ishin klubet prestigjoze që u interesuan për sulmuesin e Sëlltik, Musa Dembele, por 22-vjeçari i ka surprizuar të gjithë me zgjedhjen teksa është transferuar tek Lioni. 22.5 milionë euro pagoi klubi francez për shërbimet e Dembelesë, ndërkohë që trajneri Roxhers ka treguar se vendimi ishte në të mirë të klubit:

skysports-moussa-dembele-dembele-celtic-celtic_3969950

“Çdo vendim që marrim këtu do të jetë gjithmonë në interes të klubit dhe tifozëve. E kemi pranuar këtë ofertë për të mirën e skuadrës dhe stafit teknik. Bordi drejtues dhe unë jemi të bashkuar dhe ata më kanë mbështetur shumë në lidhje me këtë situatë.

Tani duhet të mendojmë për ndeshjen e së dielës dhe ato të ardhshmet, me synimin për t’i garantuar klubit një tjetër sezon të suksesshëm. Në fund, dua të falënderoj Mousa për kontributin e tij në dy sezonet e fundit dhe t’i uroj suksese në aventurën e tij të re”, u shpreh trajneri i Sëlltik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"