E kërkuan Interi dhe Juventusi, mbrojtësi i Barcelonës drejt kalimit tek klubi tjetër italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 14:21

E kërkuan Interi dhe Juventusi, mbrojtësi i Barcelonës drejt kalimit tek klubi tjetër italian

Agjenti i mbrojtësit të Barcelonës, Zhunior Firpo ka udhëtuar sot drejt Bergamos për të biseduar me drejtuesit e Atalantës. 24-vjeçari ka qenë i lidhur me Juventusin dhe Interin këtë verë, por duket më pranë Atalantës.

firpo

Firpo u transferua tek Barcelona në 2019, por ka hasur vështirësi të përshtatet me katalanasit teksa ka luajtur vetëm 23 ndeshje. “Tuttomercatoweb” pretendon se agjenti i tij është në Bergamo sot për të diskutuar mundësinë e kalimit tek Atalanta. Firpo është gati të pranojë një ulje të rrogës, teksa tek Barcelona merr 1.7 milionë euro ndërsa tek Atalanta do përfitojë 1.2 milionë euro.

Marrëveshja ende nuk është arritur, por mund të mbyllet në orët e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"