E kërkonte Milani dhe Interi, lojtari i Çelsit drejt Fenerbahçes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 17:06

E kërkonte Milani dhe Interi, lojtari i Çelsit drejt Fenerbahçes

Pedro Rodrigez duket se do të largohet nga Çelsi në merkaton e janarit. Frenk Lampard po i jep shumë rëndësi lojtarëve të rinj dhe spanjolli nuk po gjen më hapësira në te londinezët.

Pedro Celsi

Siç raporton “The Sun”, klubi turk i Fenerbahçes është gati ta rrëmbejë lojtarin, të cilit i skadon kontrata në verën e ardhshme.

Çelsi nuk do të dëshironte ta humbiste lojtarin me parametra zero dhe mund të pranonte ofertën e turqve, sado e vogël që të jetë.

Kujtojmë që Pedro ka luajtur për shumë vite me Barcelonën dhe është një lojtar jo me pak eksperiencë në arenën europiane. Ndërkaq emri i tij ishte dëgjuar edhe për Interin e Milanin në merkaton e verës, por Çelsi nuk rrezikoi duke larguar një lojtar si Pedro.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"