E kërkonte me ngulm Milani, mesfushori i talentuar firmos kontratë profesionale me PSG-në

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2023 | 17:16

E kërkonte me ngulm Milani, mesfushori i talentuar firmos kontratë profesionale me PSG-në

Ajman Kari është zyrtarisht një futbollist i PSG-së pasi ka firmosur një kontratë profesionale me kampionët e Francës.

ajman

Mesfushori 18-vjeçar ishte prej kohësh në radarët e Milanit, por duket se ai ka zgjedhur që të vazhdojë akoma te parizienët.

Ai ka firmosur një kontratë që e mban atë te PSG të paktën deri në vitin 2025 dhe është gati që më në fund të bashkohet me skuadrën e parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"