E kërkonte “gjysma” e Europës, por për Milinkoviç-Saviç është gati rinovimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 14:34

E kërkonte “gjysma” e Europës, por për Milinkoviç-Saviç është gati rinovimi

Lacio dhe Lotito ia kanë dalë të mbajnë në ekip yllin e skuadrës, Milinkoviç-Saviç. Serbi ishte në qendër të merkatos dhe kërkohej nga shumë ekipe. Mes tyre Real Madrid, Juventus, Milan e Mançestër Junajtid.

milinkovic savic

Megjithatë Lotito nuk lëshoi “pe” dhe kërkonte shumën prej 150 milionë eurosh që ta linte të largohej. Këto para nuk i ofroi askush. Tashmë Saviç pritet të rinovojë me kryeqytetasit. Ai do të përfitojë rreth 3 milionë euro në sezon nga rinovimi. Klauzola e tij do të jetë 150 milionë euro. Pas pasur këto para nuk duhet të trokasësh te Lacio…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"