E kërkonin Real Madrid dhe Barcelona, Napoli blindon mesfushorin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 12:33

E kërkonin Real Madrid dhe Barcelona, Napoli blindon mesfushorin e tij

Napoli po mendon t’i ofrojë rinovimin mesfushorit Fabian Ruiz, për të cilin kanë qenë të interesuar dy gjigandët e futbollit spanjoll Real Madrid dhe Barcelona. Sipas gazetarit Nikolo Skira duket se mesfushori mund të vazhdojë të qëndrojë tek Napoli pasi negociatat për kontratën e re po shkojnë mirë.

ruiz_fabian_21

Real Madrid dhe Barcelona nuk e kanë fshehur asnjëherë pëlqimin për Fabian Ruizin, me ish-lojtarin e Real Betisit që ka bërë mjaft mirë në Serinë A. Sipas gazetarit Skira, presidenti i Napolit i ka ofruar mesfushorit Ruiz një kontratë deri në vitin 2025 ku do të përfitojë 3.2 milion euro në sezon.

Kontrata e re do përfshijë një klauzolë të majme, nëse në të ardhmen ndonjë klub e kërkon. Mesfushori është gati për të hedhur firmën në kontratë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"