E kërkonin Inter dhe Juventus, gjigandi i Premier Ligës ofron 55 milionë euro për yllin e Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 14:09

E kërkonin Inter dhe Juventus, gjigandi i Premier Ligës ofron 55 milionë euro për yllin e Serisë A

Sipas “La Nazione”, Mançester Junajtid ka bërë një ofertë prej 55 milionë eurosh për anësorin e Fiorentinës, Federiko Kiesën. Lojtari italian ka qenë i lidhur me disa skuadra në Serinë A, përfshirë Interin dhe Juventusin.

kiesa

Por mesa duket gjigandi i Premier Ligës ka bërë lëvizjen e parë me presidentin e Fiorentinës, Roko Komiso që është shprehur i gatshëm ta shesë Kisën nëse vjen oferta e duhur. “La Nazione” pretendon se Mançester Junajtid ka ofruar 55 milionë euro për Kiesën, me 22 vjeçarin që ka shënuar 10 gola këtë sezon në Serinë A.

Ylli i Fiorentinës ka pasur rritje në performancat e tij duke u bërë kështu një objektiv i shumëkërkuar në merkato për shumë klube.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"