E kërkon skuadra finaliste e Ligës së Konferencës, talenti shqiptar bëhet gati për hapin e madh në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2022 | 23:20

E kërkon skuadra finaliste e Ligës së Konferencës, talenti shqiptar bëhet gati për hapin e madh në karrierë

Talenti me origjinë shqiptare, Ardon Jashari, është vlerësuar nga specialistët e futbollit si një futbollist me të ardhme të ndritur, teksa pritet të bëjë hapiin e madh në karrierën e tij.

ARDON JASHARI

20-vjeçari momentalisht aktivizohet te Luzern në Zvicër, ndërkohë që së fundmi raportohet se për shërbimet e mesfushorit ka shfaqur interesim, skuadra holandeze e Fejnord, që sezonin që shkoi ishte finaliste e Ligës së Konferencës, teksa u mposht nga Roma në duelin e zhvilluar në “Air Albania”.

Foto-90min

Siç ka raportuar ekskluzivisht media zvicerane “4-4-2.ch” një delegacion i gjigantit holandez e kanë ndjekur Jasharin në disa ndeshje në kampionatin zviceran para përfshirjes së tij në listën e të ftuarëve nga Murat Jakin për Kupën e Botës.

jashari

Kontrata aktuale e shqiptarit me Luzernin është aktive deri në verën e vitit 2026, teksa zvicerane synon të fitojë rreth shtatë milionë euro nga shitja e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"