E kërkon Liverpuli, Bajern Mynih gati të shesë mesfushorin nëse vjen oferta e duhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 16:24

E kërkon Liverpuli, Bajern Mynih gati të shesë mesfushorin nëse vjen oferta e duhur

Tiago Alkantara ka vetëm një vit të mbetur në kontratë me Bajern Mynihun, dhe nuk dëshiron të rinovojë. Mesfushori spanjoll i’a ka bërë të qartë gjermanëve se dëshiron një aventurë tjetër.

tiago

Për Tiagon skuadra më e interesuar mbetet Liverpul. Klop e shikon si një përforcim cilësor në mesfushë spanjollin. Së fundmi edhe drejtuesit e Bajern Mynihut janë shprehur të gatshëm ta shesin Tiagon nëse vjen oferta e duhur. Karl Hainz Rumenige ka pranuar se duan ta shesin mesfushorin por nëse vjen oferta e duhur.

“Ne jemi gati ta shesim Tiagon nëse nje klub paraqet ofertën e duhur”, tha Rumenige për “Bild”. Bajern Mynih e vlerëson Tiagon rreth 30 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"