E kërkon Konte, Interi gati të rikthejë mbrojtësin e Mançester Junajtid në Serinë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 17:30

E kërkon Konte, Interi gati të rikthejë mbrojtësin e Mançester Junajtid në Serinë A

Mbrojtësi i Mançester Junajtid, Kris Smolling kërkohet nga trajneri i Interit, Antonio Konte. 30-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Ole Gunar Solskjaerit.

SMALLING

Smolling është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës, teksa është në pritje për tu larguar. Interi tani i është bashkuar Romës në garë për shërbimet e mbrojtësit. Zikaltërit kërkojnë ta marrin për 1 vit në huazim, dhe janë gati ti ofrojnë 120 mijë euro në javë rrogë. “The Sun” zbulon gjithashtu se në fund të huazimit do ketë detyrim blerjeje.

Kontrata e Smolling me Mançester Junajtid skadon në 2022. Mbrojtësi e kaloi gjysmën e sezonit të kaluar në huazim tek Roma, dhe verdhekuqtë e duan sërish në skuadër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"