E kërkon Barcelona, ylli i Bajernit mediton largimin: Po mendoj për një sfidë të re në të ardhmen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2020 | 13:13

E kërkon Barcelona, ylli i Bajernit mediton largimin: Po mendoj për një sfidë të re në të ardhmen

David Alaba mund të largohet nga Bajerni shumë shpejt, teksa interesimet për të nuk mungojnë.

gettyimages-1206163167_1

Kohët e fundit qarkullojnë lajme se Barcelona ka rënë në gjurmët e austriakut, të cilin dëshiron ta afrojë në skuadër në merkaton e ardhshme.

Për të ardhmen e tij ka folur edhe vetë mbrojtësi, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi është shprehur se po mendon për një sfidë të re. “Është shumë mirë në Mynih dhe jam i lumtur te Bajerni. Megjithatë në të njëjtën kohë unë mendoj edhe për një sfidë të re që mund të ndodhë në të ardhmen.alaba myler

Për momentin nuk kam asnjë ide se çfarë mund të ndodhë. Unë e di që gjërat ndryshojnë shumë shpejt dhe gjithçka mund të ndodhë. Ndoshta një aventurë në MLS, një kthim në Austri ose një qëndrim te Bajerni, do shohim çfarë do ndodhi.”, u shpreh Alaba

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"