E kërkojnë shumë klube, Lotito përgatit një ofertë joshesë për Imobilen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 20:43

E kërkojnë shumë klube, Lotito përgatit një ofertë joshesë për Imobilen

Presidenti i Lacios Klaudio Lotito është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë të re joshëse sulmuesit të tij Çiro Imobile.

 

Roma 10/11/2019 Stadio Olimpico Serie A TIM : SS Lazio vs US Lecce

Teksa mediat e huaja flasin se 30-vjeçari kërkohet nga Napoli dhe klube të tjera, kreu i klubit bardhekaltër do t’i ofrojë një marrëveshje të re sulmuesit të Italisë ku në varësi të numrit të golave dhe përmbushjes së objektivave të skuadrës (kualifikimi për në Ligën e Kampioneve dhe fitoren e kampionatit italian) do të përfitojë bonuse për 5 vitet e ardhshme.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë Imobile deri në përfundim të këtij sezoni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"