E kërkojnë Roma dhe Interi, por Pjaniç mbetet peng i Ramseit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 26, 2021 | 21:09

E kërkojnë Roma dhe Interi, por Pjaniç mbetet peng i Ramseit

Miralem Pjaniç duket se është i destinuar të kthehet te Juventusi, pas vetëm një viti te Barcelona ku nuk shkëlqeu ashtu siç priste mesfushori boshnjak. Palët kanë gjetur akordin, por më parë duhet pritur largimi i Aron Ramseit nga bardhezinjtë.

asasasas

Për shkak të situatës financiare që po kalon, Juventusi i ka kërkar Barcelonës kohë derisa të shesë Ramsein, i cili kërkohet në Angli nga Ullvërhempton dhe Totenhem. Cilido qoftë destinacioni i uellsianit, vendi i tij në mesfushë do të zihet menjëherë nga Pjaniç, i cili është gati të kthehet në Torino e vihet nën urdhrat e Alegrit.

Lojtari ka pranuar edhe një ulje të ndjeshme të rrogës, ndërsa marrëveshja mes klubeve është bërë për huazimin falas të tij, për dy vite me radhë. Edhe pse Roma e Inter ishin interesuar për lojtarin, duket se ky i fundit dëshiron të vihet përsëri nën urdhra e Alegrit, i cili ishte trajneri që e bëri një nga emrat më të njohur në futbollin europian në vitet e tij te Juventusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"