E kërkojnë në Angli, Lacio përgatit ofertën e re për Strakoshën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2020 | 0:29

E kërkojnë në Angli, Lacio përgatit ofertën e re për Strakoshën

Lacio nuk dëshiron aspak të humbasë Tomas Strakoshën dhe kanë menduar të përgatisin ofertën e re për gardianin e Shqipërisë.

Thomas-Strakosha-Source-Getty-Images

“Gazzetta dello Sport” raporton se drejtuesit e klubit bardhekaltër i ofrojnë 25-vjeçarit rinovim kontrate për 3 vite duke përfituar 2 milionë euro në sezon, rreth 800 mijë euro më shumë sesa përfiton me kontratën aktuale.

Strakosha pëlqehet nga dy klubet e njohura angleze Totenhemi dhe Leiçester Siti, por duke parë arritjet e mëdha të Lacios këtë sezon, largimi i Strakoshës do të ishte një humbje e konsiderueshme për klubin kryeqytetas italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"