E kërkojnë Milani dhe Roma, Januzaj acarohet me klubin, kërkon “divorcin” me spanjollët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 21, 2020 | 21:43

E kërkojnë Milani dhe Roma, Januzaj acarohet me klubin, kërkon “divorcin” me spanjollët

Duket se e ardhmja e futbollistit shqiptar Adnan Januzaj mund të ndryshojë në ditët e ardhshme.

JANUZAJJJJJJ

24-vjeçari është lënë jashtë sfidës së nesërme të Kupës së Mbretit midis ekipit të tij Real Sociedadit dhe Espanjolit.

Mediat e huaja shkruajnë se futbollisti i kombëtares së Belgjikës është irrituar me klubin bask duke e lënë jashtë planeve të sezonit. Ai i ka kërkuar menaxherit të tij të gjejë sa më shpejt një skuadër të re për t’u aktivizuar.

Deri tani, Roma dhe Milani kanë shprehur interesim për Januzajn, por futbollisti ende nuk e ka ndarë mendjen se ku duhet të vazhdojë karrierën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"