E kërkojnë klube të mëdha italiane, ekipi i Serisë A i vendos çmimin mesfushorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 15:13

E kërkojnë klube të mëdha italiane, ekipi i Serisë A i vendos çmimin mesfushorit

Rodrigo De Paul ka qenë i lidhur me shumë skuadra të mëdha italiane, dhe Udineze raportohet se do ta lërë lojtarin të largohet për 40 milionë euro. Raportime në Itali pretendojnë se Juventus është i interesuar për mesfushorin, me 26 vjeçarin që ka qenë i lidhur më parë edhe me Napolin, Interin dhe Milanin.

Rodrigo_De_Paul_Udinese

“Tuttosport” zbulon se Udineze i ka vendosur çmimin prej 40 milionë euro mesfushorit De Paul. Udineze e bleu De Paulin për vetëm 3 milionë euro nga Los Chen në 2016 dhe që atëherë mesfushori ka bërë 141 paraqitje në Serinë A.

De Paul këtë sezon ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 6 asiste në 34 ndeshje .

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"